Shkëlqeu në Europë, Xhejms: S’ka skuadër që e ndal Skënderbeun

James Adeniyi ka shkëlqyer në ndeshjen e djeshme të Europa League ndaj Dinamos së Kievit. Sulmuesi nigerian vrapoi papushim për 90 minuta lojë dhe u shfaq i rrezikshëm në portën kundërshtare, ku arriti edhe të shënojë.

Falë përformancës së tij fantastike, 24-vjeçari u përzgjodh “Lojtari më i mirë” i ndeshjes nga UEFA .

Në një intervistë për eduasportin.com, James është shprehur i lumtur për fitoren e djeshme ndërsa ka folur edhe për përballjen e ditës së hënë ndaj Partizanit.

Futbollisti i korçarëve beson se Skënderbeu nuk ka asnjë rival ndaj do të ngrejë titullin kampion në fund të sezonit.

Ndër të tjera ka folur për të ardhmen dhe marrëdhënien me trajnerin Daja dhe shokun e skuadrës Sowe. 

Bëtë një ndeshje të shkëlqyer dje. UEFA ju shpalli “Lojtari i ndeshjes”, si ndiheni ?

Ndihem shumë mirë dhe padyshim shumë i lumtur për fitoren dhe për vlerësimin.

Më në fund gjetët rrjetën?

Po, dhe ishte një super natë për mua. Ndihem shumë mirë dhe më i lirë.

Kujt ja dedikuat golin dje?

Të gjithë atyre që besojnë tek unë.

Si është të luash me Sowe?

Shumrë mirë. Mendoj që dje bëmë një ndeshje shumë të mirë të dy. Ishte padyshim më specialja.

Marrëdhënia me trajnerin Daja?

Kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe punojmë shumë fort për të arritur rezultate pozitive.

Më mirë me Dajën apo Josën?

Nuk mund t’i krahasoj, pasi të dy janë të mirë për mua dhe me mua.

Të hënën luani ndaj Partizanit, i cili vjen i frymëzuar direkt pas përmbysjes ndaj Kukësit?

Mendoj që do të jetë një ndeshje shumë e mirë dhe e fortë, por me rëndësi për ne janë 3 pikët.

Keni rezervuar ndonjë gol?

Shpresoj që të shënoj.

Mendoni se Skënderbeu mund t’a ngrejë titullin këtë vit?

Po, pasi nuk kemi asnjë rival këtë sezon.

Merkato e janarit po afron, do të qëndroni në Korçë apo do të nisni një aventurë të re?

E ardhmja do ta tregojë se çfarë do të ndodhe. Nuk dua të mendoj për të ardhmen tani sepse kam shumë ndeshje përpara për të luajtur deri në janar.

Intervistoi: Eva Marku

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan