REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

21 ndeshje pa humbje, Gjermania mbetet stoike para Botërorit

14 Nëntor 2017 22:46

Pas barazimit pa gola me Anglinë në “Wembley”, Gjermania sonte nuk ia doli të fitojë as ndaj Francës në Këln. Dy kombëtaret e mëdha barazuan 2-2. Natyrisht, kjo ishte thjesht një miqësore, por duket qartë se djemtë e trajnerit Joachim Löw nuk i kanë marrë seriozisht dy takimet e fundit, që tregon se ndoshta formacioni dhe 23-shi për Botërorin e Rusisë mund të quhet i paracaktuar.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Francën, ndonëse tregoi më shumë uri se kampionët e botës. Njeriu i ndeshjes për “Gjelat” qe sulmuesi Alexandre Lacazette, i cili shënoi dy gola në të 33’ dhe 71’. Golat e gjermanëve i shënuan Timo Werner në të 56’ dhe Lars Stindl në të 90’.

Me këtë rezultat, Gjermania vazhdon të jetë e pamposhtur në 21 ndeshje radhazi, duke treguar se di të menaxhojë rezultatin kur do, sado harbute dhe pa respekt për Francën që duket kjo mënyrë të shprehuri. Viti 2017 mbyllet kështu për dy nga favoritet kryesore për titullin kampion bote në Rusi.

Gjermani 2 – 2 Francë
Golat: Werner 56’, Lars Stindl 90’ / Lacazette 33’, 71’
Gjermania (4-2-3-1): Trapp - Can (Stindl 83’), Süle, Hummels (Rüdiger 46’), Plattenhardt - Khedira (Rudy 75’), Kroos - Özil, Gündogan (Götze 65’), Draxler – Werner. Tr.: Löw
Franca (4-3-3): Mandanda - Jallet (Pavard 64’), Varane, Umtiti, Digne (Kurzawa 81’) – Tolisso, Rabiot, Matuidi (N‘Zonzi 64’) - Mbappé, Lacazette (Griezmann 75’), Martial. Tr.: Deschamps
Gjyqtar kryesor: Cakir (Türqi)
Kartonë të verdhë: Wagner

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment