REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

"Futuni në Google", kjo është përgjigjja e Ronaldos për kritikat

2 Nëntor 2017 23:27

Ai quhet Cristiano Ronaldo dhe nuk ke shans ta kapësh gafil, sepse driblon edhe me fjalë. Rasti i fundit ndodhi pas ndeshjes me Tottenham-in.

Meqë Real Madridi u mposht 3-1 në Champions League nga anglezët, të mërkurën mbrëma portugezi u ngacmua nga gazetarët për faktin që ka shënuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e fundit. Kjo i ndodh rrallë.

Ai, madje, është tallur në rrjetet sociale për faktin që shënoi nga vetëm pesë metra largësi dhe ishte thjesht “goli i nderit” për takimin. 32-vjeçari ktheu pa emocion përgjigjen e merituar për kritikët.

“Kontrolloni në Google me fjalët ‘golat e Ronaldos’ dhe shihni çfarë ju del”. Kaq ishte. Kaq mjaftoi. Ronaldo u mbylli gojën të gjithëve, edhe pse po vuan, sepse karriera e tij është një seri e llahtarshme rrjetash të shpuara me fuqinë e asteroidit.

Kampioni i Evropës është i veçantë dhe duhet mbyllur goja, të paktën derisa ai të luajë disa ndeshje vendimtare, ku zakonisht e gjen golin.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment