REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Abu Dhabi, ndryshime të detyrueshme te gomat

14 Nëntor 2017 19:31

Gomat super të buta do të vendosen për Grand Prix-in e Abu Dhabi, gara e fundit e botërorit të Formula 1, në kalendar e shënuar nga 24 deri në 26 nëntor. Kjo është evidentuar në bazë të zgjedhjeve të pilotëve, komunikuar nga FIA dhe Pirelli. Ferrari është mes skuderive që ka kërkuar goma ngjyrë vjollcë: 10 copë për kokë për Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel, që do të marrin me vete edhe dy sete super të buta dhe një të butë. Strategji identike e adoptuar nga pilotët e McLaren.

Dy të Mercedes ndërkohë, do të shkojnë në Abu Dhabi me 9 sete super të buta për kokë,  por kanë bërë zgjedhje të ndryshme për pjesën e mbetur të gomave: dy të buta dhe dy super të buta për Hamilton, një e butë dhe tre super të buta për Bottas. Renault, ndërkohë, është ekipi që ka vendosur që të marrë super të buta, tetë copë për kokë për Sainz e Hulkenberg, së bashku katër super të buta dhe një të butë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment