REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë

Analizë te Kukësi, Milinkoviç kritika lojtarëve

6 Dhjetor 2017 15:41

Skuadra e Kukësit zhvilloi  analizën e humbjes me Skënderbeun, mesditën e sotme.

Stafi teknik u foli lojtarëve pas stërvitjes që u zhvillua në kompleksin “Internacional”, në Pezë.

Analiza e humbjes u bë në zyrat e klubit.

Trajneri Mlladen Milinkoviç kritikoi lojtarët për humbjen në Korçë, ndërsa u kërkoi që të ishin më të përqendruar në takimet e ardhshme.

Eduasportin.com zbulon një pjesë të fjalës së trajnerit drejtuar lojtarëve.

“Gabojmë në momente që nuk duhet të gabojmë. Humbim përqendrimin dhe i japim hapësirë kundërshtarit në fushë.

Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen, pasi rastet i kishim.

Gabimet në mbrojtje na kushtuan të dy golat. E pafalshme për ne që të lëmë lojtarët e Skënderbeut të na hynë dy herë në zonë.

Të kemi më shumë kujdes në zonat e ngushta dhe me presingun.

Kam besim se do të ringrihemi, por duhet të punojmë fort dhe të jemi bashkë si grup”, - u ka thënë tekniku serb lojtarëve të tij.  /EDS/

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment