REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Anglia dhe Brazili ndahen në “paqe”

14 Nëntor 2017 23:09

Anglia e Gareth Southgate ka ndalur në barazim 0-0 Brazilin e yjeve.

Trajneri anglez Southgate do të jetë i kënaqur sesi shkoi mbrëmja e sotme dhe po ashtu edhe ndeshja me Gjermaninë të premten. Një ekip i ri si Anglia ka treguar vendosmëri të madhe në të dyja rastet, duke përfundunduar 2017-ën me një rezultat pozitiv pas një fushate të lehtë për kualifikimin ne Kupën e Botës.

Anglia nuk krijoi shumë shanse në pjesën e parë, por pas pushimit pati më shumë hapësira për të dyja skuadrat. Solanke mund të kishte shënuar golin e fitores në qoftë se do të mund të shënonte në një mundësi që pati, e cila u neutralizua nga portieri brazilian Alisson.

Vetëm dy skuadra kanë arritur të marrin barazim pa gola kundër Brazilit në 17 muajt e fundit, kështu që Anglia duhet të jetë shumë e kënaqur me performancën e saj sonte.

Anglia u mbrojt mirë duke mos lejuar Brazilin të shënonte, megjithëse pati disa shanse të mira për gol gjatë pjesës së dytë, por, në përgjithësi, e kishin të vështirë të vinin në vështirësi Joe Hart.

Neymar bëri çmos të jepte spektakël, por nuk ishte mbrëmja e tij. Megjithë dominimin për periudha të gjata, Brazili u përpoq të shënojë, por pa rezultat ndaj një ekipi mjaft të mirë të Anglisë.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment