REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Anglia siguron dy miqësore me përfaqësueset legjendare që mbeten jashtë Botërorit 2018

14 Nëntor 2017 13:50

Kombëtarja Angleze ka siguruar dy miqësore për vitin që vjen. Përfaqësuesja e “tre luanëve” përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ka njoftuar për dy ndeshjet miqësore të planifikuara për muajin mars të vitit 2018-të.

E para do të luhet më 23 mars në orën 19:45 ndaj Holandës në “Amsterdam Arena”ndërsa e dyta ndaj kombëtares së Italisë katër ditë më pas (27 mars) në orën 20:00”.

Kujtojmë që të dyja ekipet që britanikët kanë zgjedhur të zhvillojnë një ndeshje miqësore kanë mbetur jashtë Botërorit të “Rusi 2018”.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment