REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Arsenal shumë afër blerjes së yllit të Lionit

13 Nëntor 2017 09:41

Arsenal është në kërkim të një ylli për të zëvendësuar dy nga futbollistët liderë të skuadrës.

Nabir Fekir pëlqehet së tepërmi nga trajneri Arsene Wener, i cili është gati që të paguajë 60 milionë sterlina për kartonin e francezit.

Mesfushori fantazist është një nga futbollistët që ka rënë më shumë në sy në muajt e fundit me paraqitjen e tij.

“Topçinjtë” duan të ruajnë cilësinë në skuadër, ndërsa Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez pritet që të largohen në janar.

Ardhja e Fekir-it do të sillte më shumë nivel, për më tepër që ai do të bashkohej me ish shokun e tij të skuadrës, Alexandre Lacazette.

Fekir mund të luajë në mesfushë ose si sulmues, duke I dhënë disa opsione trajnerit për ta aktivizuar.

Ai gjithashtu është një ndër të preferuarit e Lionel Messi-t, i cili sipas medieve spanjolle u ka kërkuar  drejtuesve ta sjellin në Katalonjë.

Deri më tani, ai ka shënuar 11 gola në 11 takime.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment