“Askush nuk besonte tek Roma, por ja ku jemi”

Diego Perotti deklaroi se kur u hodh shorti, askush nuk besonte tek Roma, por ata u kualifikuan si kokë grupi përpara Chelsea-t dhe eliminuan Atletico Madrid.

“Është një moment i mrekullueshëm për ne. Kur u hodh shorti, askush nuk besonte te ne, por ne punuam shumë dhe mendoj se e merituam këtë vend të parë “, tha argjentinasi për “Mediaset Premium”.

Verdhekuqtë siguruan kualifikimin pas fitores 1-0 ndaj Qarabag, ndërsa Chelsea dhe Atletico Madrid u ndalën në barazim 1-1.

“Sonte ishte e vështirë, pasi Qarabag po luante vetëm në mbrojtje duke vepruar sikur kishin diçka për të luajtur”, deklaroi Perotti.

“Ne ishim të durueshëm, pasi këto lojëra mund të jenë të rrezikshme, por ne mbajtëm kokat tona dhe luftuam së bashku për qëllimin. Tani do ta shijojmë atë”, shtoi ai.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan