REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Bananet, ushqim i shpejtë dhe shumë i shëndetshëm

1 Shtator 2017 11:03
Shumica e njerzve për shkak të kohës së limituar, bien pre e konsumimit të ushqimit të shpejtë. Nga ana tjetër, rrallojnë gjitnjë e më tepër konsumimin e frutave. Studiuesit akoma nuk e kanë të qartë pse shumica e njerëzve preferojnë ushqim të tillë, ndërsa tashmë dihet botërisht për efektet e tij në organizëm. Nëse doni ushqim të shpejtë dhe të shëndetshëm, hani banane. Sipas studiuesve në vetëm një muaj pasi keni ngrënë dy banane në ditë, shëndeti juaj do të përmirësohet dukshëm. Bananet përmbajnë shumë kalium, i cili është i domosdoshëm për rregullimin e shtypjes së gjakut dhe shëndetin e zemrës. Konsumimi i përditshëm i bananeve mund të reduktojë rrezikun nga sulmi në zemër me 40%. Nëse keni probleme me sistemin e tretjes, ato janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe do të zgjidhin problemet tuaja me zorrët. Gjithashtu ky frut është një burim i madh energjie. Nëse trupi juaj ka nevojë për hekur, bananet mund t’ju ndihmojnë. Substancat që gjenden te bananja stimulojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, dhe në mënyrë të konsiderueshme ndihmojnë njerëzit anemikë.
Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment