REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Bayern e shkarkoi, por Ancelotti mund të shpëtojë Italinë

14 Nëntor 2017 16:52

Pak javë më parë, Carlo Ancelotti u pushua nga puna te Bayern, pasi skuadra e tij humbi 3-0 në Paris. Trajneri është një legjendë e futbollit dhe, si i tillë, vështirë se mund t’i kalojë 12 muaj pa punë, vetëm nëse ai zgjedh kështu. Sipas medieve italiane dhe revistës gjermane “Sport Bild”, 58-vjeçari është kandidati kryesor dhe më i pëlqyer i tifozëve për të marrë drejtimin e Italisë pas dështimit për t’u kualifikuar në Botërorin e Rusisë.

Gian Piero Ventura, pas barazimit 0-0 me Suedinë në “San Siro”, tha se nuk do ta japë dorëheqjen pa folur me presidentin Carlo Tavecchio, por a është kjo e nevojshme?! 69-vjeçari ka një klauzolë largimi të parashikuar në kontratën e tij aktuale, e cila e “heq qafe” automatikisht nga axurrët pas skualifikimit historik (nuk ndodhte që prej vitit 1958).

“Sport Bild” raporton me bindje të plotë se Ancelotti ka pasur disa kontakte paraprake me drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit dhe se do të jetë ai pasuesi i Venturës. Me një karrierë të shkëlqyer si trajner në klube, duke fituar tri herë Ligën e Kampionëve, Don Carlo shihet si njeriu ideal për të nisur një projekt të ri përtej Adriatikut.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment