REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Benzema është hija e vetes, legjenda Lineker tallet prapë me francezin

2 Nëntor 2017 16:23

Gary Lineker dhe Karim Benzema tani duhet të vendosen në një ring, sepse “kunjat” ndërmjet tyre vazhdojnë me seri. I radhës vjen sërish nga ish-sulmuesi i Anglisë.

Të mërkurën mbrëma, Real Madridi vuajti shumë në “Wembley” gjatë ndeshjes me Tottenham-in, aty ku skuadra e trajnerit Mauricio Pochettino fitoi 3-1. Benzema praktikisht nuk bëri asgjë dhe Lineker nuk mund të mos i lëshonte një shigjetë (më saktë, cicërimë) me ironi në Twitter.

“Dopio Alli shënon për 2-0. Zidane sigurisht që tani do të sjellë në fushë Benzemanë”, - shkroi legjenda e futbollit anglez.

Ish-sulmuesi i Lyon-it, në fakt, ishte plotësisht në hije dhe nuk bëri asgjë siç duhej në Londër. Madje, mediet spanjolle e quajtën “anonim”.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment