REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Benzema: Ronaldo egoist, Deschamps më ktheu shpinën që para Europianit

13 Nëntor 2017 12:35

Karim Benzema në një prononcim për “Canal +” ka treguar për momentet e vështira që po kalon te Real Madrid dhe për mungesën e ftesës në Kombëtare nga Deschamps.

Sulmuesi i “Los Blancos” i është përgjigjur kritikëve për formën e tij të dobët që po kalon te ekipi i tij këtë sezon ku ka shënuar vetëm dy gola.

29-vjeçari ka deklaruar se është vështirë të shënosh gola kur para teje është një lojtar egoist që shënon 50 gola për sezon.

“Te Reali, unë shënoj, por kur djali që është pranë teje shënon 50 për sezon ti nuk mund të bësh asgjë. Është ndryshe kur luaja te Lyon. Thjesht më pëlqen të luaj futboll dhe të fitoj tituj. Po kënaqem. Ronaldo dhe unë, shkojmë mirë. Më pëlqen të luaj me të. Atij i pëlqen të luajë me një prekje të topit. Është më shumë egoist se unë, por kjo është normale. Kjo nuk më shqetëson. Në fund është mirë për skuadrën”- ka thënë Benzema.

Francezi ka shënuar 183 gola për Real Madrid që nga koha kur ka ardhur në “Santiago Bernabeu” ndërsa Ronaldo që ka ardhur në të njejtën kohë me të ka realizuar 414 të tillë.

Përsa i përket ftesës nga përfaqësuesja e “Gjelave”, Benzema ka deklaruar që nuk do të marrë një të tillë derisa të jetë trajner Didier Deschamps.

“ U bënë dy vite e gjysmë që nuk jam thirrur. Unë nuk jam budalla, përsa kohë që Didier Deschamps të jetë trajner, nuk do të kem shanse për t’u rikthyer në kombëtare”- ka thënë lojtari.

Benzema ka shënuar 27 gola me Francën, ndeshja e fundit që ka zhvilluar me të ka qenë në tetor të 2015-ës.

Ylli i Realit nuk u ftua as në finalen e Europianit 2016 dhe do të mungojë gjithashtu në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi në 2018-ën.

“Sigurisht që dua të luaj në Botëror, dua të fitoj diçka me vendin tim. Nuk e kuptoj, Bisedova me të në telefon para Europianit dhe nuk më dha asnjë shpjegim. Pas kësaj, ai më ktheu shpinën”- ka thënë Karim.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment