REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Bernardeschi: Më vjen keq për senatorët e skuadrës

13 Nëntor 2017 23:46

Mesfushori i Italisë, Federico Bernardeschi është shfaqur mjaft i dëshpëruar pas eleminimit nga Botërori ndaj Suedisë.   

Ai bëri një apel duke falenderuar senatorët e ekipit të cilët sot luajtën ndeshjen e fundit me Kombëtaren.

“Është e vështirë dhe na vjen keq sepse të mos shkosh në Botëror është tragjike, por dua t’i bëj një apel senatorëve që nuk e mertitonin. Sot e lënë futbollin një pjesë e historisë së Italisë. Njerëz, burra, lojtarë që kanë bërë historinë e futbollit italian. Për këtë dua t’i falenderoj. Për atë që i dhanë këtij grupi. Ndërsa për ne të rinjtë kjo duhet të na shërbejë si një mësim për të ngritur kokën dhe për të luftuar drejt objektivave të rinj”.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment