REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Bimët që çlirojnë energji pozitive

3 Shtator 2017 10:49
Disa studiues argumentojnë se disa bimë apo lule të ndryshme, ndikojnë në ambjentin tuaj duke gjeneruar energji pozitive. Bimët nuk janë vetëm një element dekorativ, por janë të lidhura mes tyre duke krijuar një rrjet që njerëzit mund të absorbojnë energji pozitive dhe të përfitojnë prej tyre. Këto janë disa nga bimët apo lulet që mund t’i mbani në ambjentin e punës ose në shtëpi, dhe  të ndjeni pozitivitetin që ato çlirojnë. Kaktusët,  janë misteriozë dhe tërheqës, të rrezikshëm, por origjinalë. Konsiderohen si një mburojë ndaj njerëzve negativë, ziliqarë dhe keqdashës. Përveç kësaj, kaktusët thithin energjinë elektromagnetike të aparateve tona. Jasemina, ka një aromë të mrekullueshme. Një bimë që duket mahnitëse në kopsht me një aromë karakteristike dhe unike. Jasemina stabilizon energjinë, jep një ndjenjë paqeje dhe qetësie sa herë nuhasni aromën e saj. Mendohet se është bimë e dashurisë dhe sensualitetit. Rozmarina,  gjithashtu ka një aromë karakteristike, të freskët dhe jep një ndjenjë mirësie. Ajo tërheq njerëz të cilët janë aktivë dhe të sinqertë. Në disa kultura, gjethet e saj janë vendosur në qoshet e shtëpisë për të tërhequr lumturinë. Mentja, përdoret për ëmbëlsira, ushqime, karamele, akullore apo në shumë pije freskuese. Përveç vetive kurative, ajo përçon energji pozitive. Ajo jep një ndjenjë paqeje dhe qetësie, ndaj një çaj me mente është ideal për pagjumësinë. Trumza është një barishte ideale që duhet të jetë brenda çdo shtëpie ose kopështi. Ajo ka një aromë të këndshme dhe eliminon zilinë dhe xhelozinë. Përmirëson vetëbesimin e njerëzve dhe jep një ndjenjë qetësie.
Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment