REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Boronica, çudibërëse për zemrën dhe trurin

4 Shtator 2017 12:31
Boronica mund të quhet një bimë magjike për efektet që ajo ka mbi shëndetin e njeriut. Një studim i realizuar nga Universiteti Exeter, ka vënë në dukje se individët e shëndetshëm të moshës 65-77 vjeç që konsumojnë rregullisht lëng boronice kanë pasur zhvillim në funksionet e trurit, përmirësim të qarkullimit të gjakut në tru dhe aktivitetin e trurit. Studimi ka përjashtuar të gjithë ata që kanë thënë se kanë konsumuar më shumë se pesë racione fruta dhe perime në ditë, teksa të gjithë pjesëmarrësve u është thënë të vazhdojnë me dietën e tyre normale gjatë studimit. Para dhe pas periudhës 12-javore, pjesëmarrësit u janë nënshtruar një sërë testesh, ndërsa me skaner MR është monitoruar funksioni i trurit të tyre dhe është matur qarkullimi i gjakut në tru. Në krahasim me ata që ishin ushqyer normalisht, ata që konsumuan boronicë kanë treguar rritje të ndishme në aktivitetin e trurit në zonat e trurit që i janë nënshtruar testit. Po ashtu, te këta persona është vërejtur përmirësim në aktivitetin e trurit dhe qarkullimin e gjakut në tru. Boronica, e cila është e pasur me flavonoide që gjendet te pemët dhe perimet me ngjyrë të errët, njihet si antioksidant dhe antiinflamator. Studimet e mëparshme kanë treguar se dietat e pasura boronicë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja e demencës.  
Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment