REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Briatore: Ferrari, mundësi e humbur. Merr Verstappen

13 Nëntor 2017 22:07

Ditën pas fitores së Sebastian Vettel në Brazil, Flavio Briatore flet për Italinë, për dyshimet që ka për trajnerin Ventura, por flet kryesisht për Ferrarin.

"Ne jemi të gjithë të kënaqur me fitoren e Ferrarit, por mos harroni se aktori kryesor ishte zhdukur, pasi Lewis Hamilton nisej nga bokset dhe e pamë cfarë rikthimi bëri."

MUNDËSIA - Për Briatore, Ferrari humbi një mundësi të madhe: "Ferrari kishte shansin të përmbyste  sistemin e Mercedes, por nuk pati sukses. Faji është pilotëve, kujt tjetër? Ata dolën vetë jashtë gare në Singapor. Gabim të fajësohet Verstappen".

MENAXHIM I GABUAR - "Ferrari duhet të kishte menaxhuar më mirë pilotët - thotë Briatore - në kohën time, kur Fernando (Alonso) luftonte për titullin, ka pasur gara kur I thpja të mos përplasej me McLaren ... Merr pikët e vendit të tretë ... le të shkojnë, mos e rreziko që të dalësh". "Për të fituar Kupën e Botës duhen dy pilotë. Ferrari nuk i ka ato sot. Me Raikkonen, botërorin për makinat nuke  fiton kurrë. Do të merrja menjëherë Verstappen që është një gladiator i vërtetë, i vetmi talent i vërtetë sot në Formula 1".

ALONSO MË I MIRI - Mendimi i fundit është për Fernando Alonso: "Fernandos do ti mjaftonte një gjysëm motorri ... ai është ende më konsistenti dhe më i forti. Shpresojmë vitin e ardhshëm".

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment