REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Buffon, lojtari i dytë më i mirë në botë

13 Nëntor 2017 20:58

Ikona 39-vjeçare e futbollit, portieri Gianluigi Buffon është shpërblyer për udhëheqjen e Juventusit në fitoren e dyfishtë si kampionatin dhe Kupën e Italisë , si dhe për finalen e Ligës së Kampionëve.

Italia dhe kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon kanë arritur vendin e dytë në renditjen e ‘GOAL 50’.

Portieri ikonik u bë 39 vjeç në janar, por ka patur 12 muaj të mrekullueshëm, duke fituar një tjetër kampionat dhe kupën e Italisë me bardhezinjtë, të cilët ai i çoi në finalen e Ligës së Kampionëve.

Natyrisht, Buffon - i cili mbetet portieri më i shtrenjtë në botë 16 vjet pas transferimit prej 52 milionë euro nga Parma tek Juventus - ishte zemërthyer pas humbjes së Juventusit kundër Real Madrid në Cardiff, por nuk kishte asgjë që mund të kishte bërë për skuadrën e tij pasi humbja ishte 4-1.

Lojtari me origjinë nga  Carrara ka luajtur një rol kryesor për Zonjën e Vjetër duke arritur në finale dhe duke mundur që për  600 minuta të mos pësojë asnjë  gol në Ligën e Kampionëve,  një fitore  personale e tij.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment