REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Bundesliga/ Java e 8-të zbukurohet nga golat spektakolarë

28 Tetor 2017 18:57

Java e 8-të e Bundesliga ka qenë e mbushur me përballje emocionuese si edhe gola të mrekullueshëm për t’u parë.

Në këtë video është renditja e 5 rrjetave më të bukura të realizuara. Hidhni një sy dhe më pas gjykoni nëse është bërë vlerësimi i duhur.

Në vend të pestë është përzgjedhur goli i tretë bavarezit Thiago në përballjen Bayern Munich – Freiburg (5-0).

4) Goli i dytë i shënuar nga lojtari i Hoffenheim, Mark Uth, i cili i dha avantazhin e përkohshëm vendasve kundër Augsburg (2-2).

3) Werder Bremen – Borussia M’Gladbach (0-2). Goli i parë i miqve i realizuar nga Lars Stindl.

2) VFB Stuttgard – FC Koln (2-1). Goli i barazimit nga miqtë me autor Dominique Heintz.

1) Bayern Munich – Freiburg (5-0). Goli plot finesë me finte i Joshua Kimmich që vulosi trumfin.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment