REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Celtics 11 fitore radhazi, Bucks thyejnë Spurs pas 4 KO radhazi

11 Nëntor 2017 14:48

Në NBA ka pasur një natë tjetër të mbushur plot me ndeshje dhe emocione.

Më e rëndësishmja nga këto takime është suksesi i Boston Celtics që edhe pse me 18 pikë më pak në shtëpi kundër Charlotte, përmbysi gjithçka duke mundur 90-87.

Pas vetëm 2 minuta lojë, Celtics humbën lojtarin kryesor, Kyrie Irving, pasi shoku i ekipit Baynes, e qëlloi pa dashje në fytyrë.

San Antonio Spurs-Milwaukee Bucks 87-94

Bucks rikthehen te suksesi pas 4 humbjeve radhazi të pësuara, të cilat po ua prishnin planet në nisje të sezonit. Kjo ishte një provë e vështirë në fushën e Spurs, por që u kalua falë paraqitjes së radhës mjaft të mirë të Giannis, i cili realizoi 28 pikë, 12 ribaunde, 5 asiste dhe 4 bllokime.

Phoenix Suns-Orlando Magic 112-128

Magic konfirmohen deri më tani si skuadra e tretë më e fortë e Lindjes, dhe ky i sivjetshmi është nisja më e mirë në 5 vitet e fundit.

Ky është suksesi i dytë radhazi i skuadrës së trajneritt Vogel, e cila edhe njëherë tjetër u udhëhoq nga dyshja Gordon (22 pikë) dhe Vucevic (19 pikë).

Utah Jazz-Miami Heat 74-84

Jazz kryen vetëvrasje në periodën e tretë, të cilën e mbyllën me vetëm 8 pikë në total. Pas avantazhit +12 në pjesën e parë, vendasit ishin një dramë e vërtetë në aksionet sulmuese.

Heat përfituan nga pazotësia e tyre për t’i ndëshkuar.

Chicago Bulls-Indiana Pacers 87-105

I udhëhequr nga një super Oladipo me 25 pikë të shënuara, ekipi i Indiana i dha fund serisë negative të 4 humbjeve radhazi.

Ata mundën në shtëpi Bulls, të cilët nuk po kalojnë një formë shumë të mirë.

Pasi miqtë dalloheshin se u lejonin rivalëve që t’u shënonin mesatarisht 115 ikë për ndeshje, nxorën mësime dhe këtë herë qenë shumë më tepër vigjilentë në mbrojtje.

Portland Trail Blazers-Brooklyn Nets 97-101

Humbja e dytë radhazi or Blazers, të cilët janë në kërkim të qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë në këtë pjesë të parë të sezonit.

Tre xhevahiret e trajnerit Stotts; Lillard (19), McCollum (17) dhe Nurkic (21) nuk arritën të ndanin vrullin e Nets.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment