REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Celtics të papërmbajtshëm, Houston përpara në Perëndim

13 Nëntor 2017 11:04

Në mbrëmjen e djeshme u luajtën katër ndeshje në NBA.

Boston Celtics nuk patën të gatshëm Kyrie Irving e megjithatë falë një super Al Horford, u konfirmuan të parët e Konferencës së Lindjes duke mundur Toronton 95-94. Pas tyre, Detroit kaloi Miami-n 112-103.

Edhe Houston Rockets përparon e qetë duke fituar kundër Indiana Pacers me 95-118 dhe duke u konfirmuar në krye të konferencës së perëndimit.

Paul George bëri një ndeshje shumë të mirë edhe kundër Mavericks: Oklahoma City-Dallas 112-99.

Nëse Boston duhet që të bëjë pa yllin e ekipit, Kyrie Irvine për shkak të dëmtimit që pësoi nga përplasja me shokun ekipit, Baynes, që të udhëheqë ekipin drejt fitores mendon Al Horford.

Celtics konfirmohen në krye të klasifikimit falë suksesit kundër Torontos me rezultatin 95-94

Numri 42 i vendasve shënoi 21 pikë, i ndjekur nga Jaylen Brown me 18 pikë.

Ndeshja ishte e ekuilibruar për gjithë pjesën e parë e me Raptors para me 44-49, falë 12 koshave të DeRozan (24 pikë në fund) dhe 14 të Lowry.

Në pjesën e dytë, ndeshja u fitua falë performancës së Horford dhe DeRozan.

Në Boston përgjigjen Pistons.

Detroit fitoi kundër Miami 112-103 dhe tani gjendjen në vend të dytë në Konferenecën e Lindjes.

Heats nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe ndeshja u vendos në periodën e katërt

Ai që u dallua nga Pistons ishte Tobias Harris me 25 pikë, e pas tij Bradley me 24. Edhe Jackson realizoi pikavarazh me dy shifra (17).

Në Konferencën Perëndimore, Houston vazhdon të fitojë dhe të shkatkojë viktima.

Këtë herë radha ishte e Indiana Pacers, që u mundën 95-118.

Protagonisti i madh i ndeshjes ishte James Harden, që që në minutat e para dha 9 asiste dhe e mbylli sfidën me 26 pikë dhe 15 ribaunde. Pikavarazh me dy shifra edhe për Clint Candela që realizoi 20, por pikëshënuesi më i mirë i sfidës ishte është lojtari i Pacers, Victor Oladipo me 28 pikë.

Paul George vazhdon me performancat e jashtëzakonshme. Pasi i shënoi La Clippers 42 pikë, kundër Dallas ai realizoi 37, shto këtu edhe 8 ribaunde dhe 5 asiste, që i dhanë mundësinë

Oklahoma City Thunder të mundte Mavericks 112-99.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment