REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Chiellini: Italia nuk e meritoi kualifikimin

14 Nëntor 2017 00:09

Mbrojtësi Giorgio Chiellini mendon se Italia nuk e meritoi kualifikimin pas 180 minutave ndaj Suedisë.

“Në fund merituam të eleminoheshim sepse nuk jam një njeri që kapet pas fatit apo tersit. Dhamë gjithcka kishim, por mesa duket në këtë moment nuk majfton. Kishte një skuadër që e meritonte më shumë se ne sot. Duhet të rinisemi nga ky ambient, nga kjo atmosferë që na dha Milano”.

Chiellini u shpreh majft i zhgënjyer, por njëkohësisht mendon se Italia ka potencial për tu ringritur.

“Jemi të zhgënjyer që nuk arritëm rezultatin, por kemi djem të rinj që do të kenë mundësi të tregojnë vlerat e tyre. Shpresojmë që kjo dashuri mos ta braktisë kurrë Kombëtaren”, tha mbrojtësi juventin.

“Italia do të rifillojë nga Verratti, nga lojtarë të rinj që do të kenë dëshirë të luajnë për këtë fanellë. Nëse do të kenë një rritje të madhe do të shihet kjo si një pikë zero nga ku duhet të riniset gjithcka. Nuk ndodhte prej 60 vjetësh dhe të gjithë duhet të reflektojmë se futbolli është i të gjithëve”, theksoi Chiellini.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment