REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Cleveland Cavaliers udhëtojnë me metronë e Nju Jorkut

13 Nëntor 2017 20:54

Disa njujorkezë me fat përjetuan një udhëtim ndryshe me metro në mëngjesin e së hënës.

Bashkë me ta, në udhëtim ishin edhe yjet e basketbollit të ekipit të Cleveland Cavaliers, Lebron James, Dwyane Wade, Kyle Korver, JR Smith, dhe pjesa tjetër e ekipit.

Ata vendosën që do të ishte më mirë që të lëviznin në metropolin amerikan me metro.

“Sapo mbaruan një seancë stërvitore, basketbollistët iu drejtuan stacionit “Penn”.

James e pranoi se kjo ishte hera e parë që ai përdorte këtë lloj transporti, ndërsa Jr tha se tani “po udhëtonte si një qytetar i vërtetë”

“Po kthehemi pasi kemi bërë filmime rreth e përqark. Vendosëm që të përdorim një mënyrë tjetër transporti këtë herë”, tha James.

Prania e Cavs në metro ngjalli interesim dhe situata gazmore me udhëtarët e tjerë.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
loli merteku
6 ditë më parë
nba e ndjekim pro jo shum veshtje kohe se jemi ne pune/ por edhe orar/ pir edhe numk e jep asnje stacion shqipafr
PËRGJIGJU
0
0