REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Cleveland fiton me përmbysje të çmendur, Golden State 7 suksese radhazi

14 Nëntor 2017 12:18

Cleveland realizoi një përmbysje të madhe në periodën e fundit ku edhe pse me 23 pikë më pak, triumfoi ndaj New York 104-101.

Golden State fitoi ndeshjen e shtatë radhazi me rezultatin 110-100 duke mundur Orlando.

Një tjetër zhgënjim për Clippers që humbën ndaj Philadephia-s 105-109, duke shkuar në 6 disfata  radhazi.

Edhe Atlanta përjetoi shijen e humbjes, pasi u mund 106-105 nga New Orleans, e tani është e fundit në Lindje.

Nata ka dhuruar spektakël dhe të papritura në NBA, ku u luajtën 9 takime.

Cleveland bëri një përmbysje të çmendur në “Madison Square Garden”, ku 2 minuta nga fundi i periodës së tretë po humbte me 23 pikë më pak.

Por periodën e katërt ata e fituan 43-25, falë 19 pikëve nga 21 në total të Kyle Korver dhe me paraqitjen e zakonshme super të LeBron James, që realizoi 23 pikë, 12 asiste dhe 9 ribaunde, mundi para publikut të vet New York, që kishte 4 ndeshje që nuk ishte mposhtur në shtëpi.

Vendimtare ishte tri pikëshi i “Të përzgjedhurit” 90 sekonda nga fundi, që i çoi për herë të parë në këtë sezon Cavs në suksesin e dytë radhazi.

Te Goldes State nuk luajti Steph Curry i dëmtuar, por për të udhëhequr ekipin drejt fitores mendoi Kevin Durant, që realizoi 21 pikë, 8 asiste dhe 7 ribaunde në “Oracle Arena”.

Fitorja u vendos në periodën e tretë, me 13 pikë më shumë, ndërsa në pjesën e parë të dyja skuadrat ishin në barazim.

Për Warriors kjo është fitorja e shtatë radhazi.

Suksesi i tretë radhazi edhe për Milwaukee, që me një super Antetokounmpo me 27 pikë të grumbulluara, 9 ribaunde dhe 7 asiste mundën 110-103 ekipin e Memphis, që nuk i mjaftuan 27 pikë të realizuara nga Evans.

Clippers zhgënjyen sërish, dhe gjendja e tyre nuk është aspak e mirë. Ata kanë 8 KO në 9 takime dhe u thyen në shtëpi 105-109 nga dyshja Embiid-Simmons, e Philadelphia-s.

Kamerunasi regjistroi 32 pikë, 16 ribaunde kurse rishtari më i mirë i këtij muaji e mbylli lojën me 22 pikë, 12 ribaunde dhe 4 asiste.

Në sfidat e tjera, Washingon arriti një fitore të madhe duke thyer Sacrmento me rezultatin 110-92 dhe gjendet në vend të tretë në Lindje.

Lakers fituan në transfertë 100-93 në Phoenix ndaj Suns, ashtu si edhe Minnesota që mundi 109-98 rivalët e Utah Jazz. Denver pësoi një humbje të rëndë në shtëpinë e Portland 99-82.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment