REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Cleveland rikthehet te suksesi, Spurs nuk e diskutojnë fitoren

8 Nëntor 2017 12:21

Nata e sotme ka dhuruar spektakël dhe befasi në NBA.

Cleveland rikthehet te fitorja në shtëpi, ku mundi 124-119 Milwaukee, që nuk u mjaftuan 40 pikët e shënuara nga Antetokounmpo.

Clippers-at ranë për herë të tretë radhazi, e fundit kundër Spurs, që e patën të lehtë të fitonin 120-107 në San Antonio.

Humbje të hidhura për Washington e Oklahoma kundër Dallas dhe Sacramento, që fituan ndeshjet e tyre të dyta në këtë sezon.

Gjatë natës u luajtën 10 ndeshje basketbolli në NBA.

Nisi nga “Quicken Loans Arena”, shtëpia e Cleveland, ku nënkampionët morën një sukses të vuajtur me rezultatin 124-119 kundër Milwaukee.

Ishin të zakonshmit LeBron James me 30 pikë të shënuara, Kevin Love me 32 pikë dhe J.R. Smith dhe 20 pikë.

Në përfundim të pjesës së parë qenë miqtë që kryesonin me +2 pikë, ndërsa në pjesën e dytë Milwaukee u dorëzua pavarësisht paraqitjes së frikshme të një Antetokounmpo të papërmbajtshëm që realizoi 40 pikë nga çdo perimetër.

Shumë talent, por ajo që u mungon Bucks-ave është eksperienca dhe ata dolën nga parketi me humbjen e katërt radhazi.

Edhe Clippers-at morën humbjen e tretë radhazi duke u ndalur në San Antonio nga vendasit.

Spurs-at që vazhdojnë të jenë pa Leonard triumfuan 120-107 në një ndeshje që nuk u vu kurrë në diskutim.

Mbrëmje magjike me vlerë tri pikë për të zotët e shtëpisë që shënuan 15 tripleta nga 28 falë paraqitjeve shumë të mira të Green (24 pikë), Gay (22 pikë) e Gasolo (19 pikë).

Por shënuesi më i mirë doli Aldridge, që e mbylli me 25 pikë ndeshjen. L.A pagoi për gabimet e bëra që ishin humbja e shumë topave dhe perioda e tretë shumë e dobët 40-21.

Washington dhee Oklahoma pësuan humbje befasuese respektivisht kundër Dallas e Sacramento,  dy nga tri ekipet më të dobta në nisje të këtij sezoni.

Lumturi për tifozët e tyre që i gëzohen fitores së dytë.

Teksanët mundën Wizards me reultatin 113-99, duke i dhënë fund serisë negative të 6 humbjeve radhazi.

Suksesi i tyre erdhi falë Barnes, i cili realizoi 31 pikë.

Kurse Washington pavarësisht rikthmit të John Wall, mori humbjen e tretë radhazi në 4 takimet e fundit.

Surpriza tjetër erdhi nga Sacramento, me Kings që në një ndeshje të çmendur mundi Oklahoma 94-86, pas 7 humbjeve radhazi.

Perioda e parë u mbyll me 15 pikë në favor të miqve (25-10) dhe ndeshja u duke mbyllur.

Por në periodën e dytë Sacramento ndryshoi rezultatin, duke e mbyllur pjesën e parë 42-41.

Situata u përmbys dhe Kings me 18 pikët e Randolph (të gjithë në pjesën e dytë) dhe 21 të Hield mundën të gëzonin më në fund.

Kjo është humbja e gjashtë në 10 garat e para për i Thunder të cilëve nuk u mjaftojnë 20 pikët e Westbrook.

Në takimet e tjera, New York mundi Charlotte me rezultatin 118-113.

Një sukses i madh jashtë për Pelicans, që të udhëhequr nga dyshja Davis-Cousins përmbysin Indiana në pjesën e dytë dhe mbyllën takimin 117-112.

Philadelphia nuk rresht së befasuari edhe pa Embiid që u la pushim, dhe fitoi garën e pestë radhazi 104-97 në dëm të Utah Jazz.

Në tri takimet e tjera, Denver Nuggets fitoi 112-104 kundër Brooklyn, Toronto mundi lehtësisht 119-114 kundër Chicago dhe Memphis që triumfoi me vetëm 1 pikë ndaj Portland, 98-97.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment