REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Conte në pritje të telefonatës nga PSG, por Milan...

14 Nëntor 2017 21:20

E ardhmja e Antonio Conte te Chelsea është në dyshim pasi trajneri italian nuk duket shumë i kënaqur deri tani këtë sezon. Sipas “Le10Sport”, Conte është shumë i interesuar nga ideja e bashkimit me PSG në sezonin e ardhshëm.

Ai është i gatshëm të presë dhe të shoh nëse PSG tregon ndonjë interes ndaj tij, diçka që nuk ka ndodhur deri më sot.

Ende sipas francezes “Le10Sport”, Antero Henrique është duke menduar fort për të bërë një ndryshim stërvitor në fund të këtij sezoni. Ai e futi Conte në "listën e shkurtër" të tij, pasi duket e mundshme që trajneri italian të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

A është Conte favorit? Jo tani që Mauricio Pochettino duket se është kandidati kryesor për postin e trajnerit te PSG.

A do të zgjedhë Conte, PSG mbi AC Milan? Ndoshta me të vërtetë francezët janë prioritet i tij. Sidoqoftë, PSG nuk i është afruar akoma, ai do të duhet të presë dhe të shohë.

Ndërkohë, Milan tashmë ka biseduar me të, ndërsa po përpiqen ta bindin atë që të bashkohet me klubin e tyre. Conte është gjithashtu i hapur për këtë ide, por nëse PSG e konsideron atë së shpejti gjërat mund të ndryshojnë shpejt...

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment