REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Coutinho-Barça, Ronaldinho jep parashikimin e tij

14 Nëntor 2017 17:49

Philippe Coutinho do të ishte një blerje e shkëlqyer për Barcelonën sipas legjendës Ronaldinho. Braziliani ka luajtur edhe vetë në “Camp Nou” dhe e di mirë se çfarë peshe ka fanella e skuadrës katalanase. Ai nuk ka asnjë dyshim për bashkëpatriotin e tij, i cili aktualisht luan te Liverpool dhe pritet që në merkaton e janarit ose të verës të bëhet pjesë e familjes së nënkampionëve të La Ligës.

“Mendoj se mënyra e tij e lojës do të ishte e përkryer te Barcelona. Do të isha shumë i lumtur të shihja një lojtar me cilësinë e tij duke veshur fanellën e Barcelonës”, - ka deklaruar Ronaldinho në “Sky Sports”. “Më pëlqen mënyra se si luan dhe stili i tij. Këto cilësi mund të ndihmojnë Brazilin për të luftuar për Botërorin e ardhshëm”, - ka shtuar ish-mesfushori magjik.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment