REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Danimarka “shuplakë” historike Irlandës, Eriksen e merr për dorë në Rusi

14 Nëntor 2017 22:37

Ka përfunduar ashtu siç nuk mund t’ia merrte mendja askujt! 1-5 për Danimarkën në mes të Dublinit! Janë skandinavët, të marrë për dore nga Eriksen që tashmë janë plotësisht të futur në Kampionatin Botëror Rusi 2018.

Golin e parë e shënojnë vendasit, si për të thënë atë të nderit, se më pas u harruan. Barazimi vjen pas një gabimi të Christie që po mbulonte shtyllën e dytë të portës, teksa tre minuta më vonë Eriksen i jep avantazhin 1-2 Danimarkës.

U mendua se pjesa e dytë do të ishte e vështirë, ashtu si e para, ndoshta do të barazonin, por nuk ka ndodhur kështu. Eriksen shënon dy herë radhazi në minutat 63 e 74, gola njëri më i bukur se tjetri. E si të mos mjaftonte rezultati 1-4, Bendtner në fund ekzekuton mjeshtërisht një 11-metërsh të fituar dhe e çon rezultatin në 1-5, historik për një mbrëmje historike për Danezët, të cilët i bashkëngjiten 29 skuadrave të tjera që kishin siguruar kualifikimin.

Irlandë – Danimarkë 1-5 (0-0)
Shënues:
Duffy 6’ / Christie (a), 29’, Eriksen 32’, 63’, 74’, Bendtner 90’ (p)

Irlanda: D. Randolph, C. Christie, S. Duffy, C. Clark (Long 71’), S. Ward, D. Meyler (Woolahan 46’), H. Arter (McGeady46’), R. Brady, J. Hendrick, J. Mc Clean, D. Murphy. Trajner: O.Neill Martin

Danimarka: K. Schmeichel, J. Larsen (Ankersen 54’), S. Kjaer, A. Christensen, A. Bjelland, W. Kvist, T. Delaney, Y. Poulsen (Cornelius 70’), C. Eriksen, P. Sisto, N. Jorgensen (Bendtner 84’). Trajner: Hareide Age Fridtjof

Gjyqtarë: S. Marciniak, P. Sokolnicki, T. Listkieëicz, P. Raczkoëski (Poloni)

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment