REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

De Laurentiis: Tavecchio duhet të dorëhiqet, të mos bëjë figurën e budallait

14 Nëntor 2017 19:26

Aurelio De Laurentis është i ashpër kundër presidentit të FIGC, Carlo Tavecchio, një ditë pas dështimit për kualifikimin në Kupën e Botës 2018.

"Nëse unë do të isha Tavecchio gjëja e parë që do të bëja është të jepja dorëheqjen për të mos bërë figurën e budallait - thotë numri një i Napolit - Ata duhet të japin dorëheqjen të gjithë edhe Michele Uva (Drejtori i Përgjithshëm i Figc,), por edhe Coni gjithashtu ka përgjegjësi. "

Presidenti Napoli gjithashtu flet për Insigne, dje i mbajtur në stol për 90 minuta: "Është e kotë ta grumbullosh atë dhe pastaj e vë të luajë jashtë rolit ose nuk e aktivizon fare”.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment