REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Dedja zhvendos vëmendjen: Kemi probleme

14 Nëntor 2017 19:19

Lushnja ka vetëm pesë pikë dhe ndodhet në fundin e tabelës së renditjes. Tashmë me trajner të ri, por me probleme të vjetra, nesër nuk do të zbresë në fushë për ndeshjen kundër Vllaznisë, por për stërvitjen e radhës, këtë herë për takimin ndaj Flamurtarit.

“Federata është organizatorja e garës. Ajo ka menduar që të shtyhet takimi. Dje jemi njoftuar dhe kemi menduar që të punojmë për Flamurtarin. Do të punojmë t’i kundërvihemi kundërshtarit të radhës”, shprehu Hysen Dedja, trajneri shkodran i Lushnjes, i cili ka marrë përsipër që të nxjerrë nga fundi i tabelës ekipin verdhejeshil.

“Ka probleme, Ruço e Shkullaku. Tre problemet e vjetra, Branica, Xhafa e Ruço”, thotë tekniku për dëmtimet e grupit, lojtarë me rëndësi që nuk mund të bashkohen me grupin për ndeshjen e radhës. “Grupi po punon dhe ka pasur dëshirën që të rritet shumë. Gjej rastin që të kërkoj mbështetjen e tifozerisë, pasi nuk e shoh dot këtë stadium pa tifozë”, theksoi trajneri.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment