REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Dele Alli çmend botën, Messi e sugjeron te Barça

13 Nëntor 2017 16:49

Emri Dele Alli aktualisht është në buzët e të gjithëve. 21-vjeçari mund të quhet mesfushori ideal për çdo skuadër dhe këtë e ka treguar te Tottenham dhe me kombëtaren angleze. Më qartë, hidhjani një sy fitores 3-1 të “The Spurs”-ave ndaj Real Madridit në Champions League!

Aq i mirë është ky lojtar, saqë edhe Lionel Messi është befasuar prej tij. Sipas asaj që raporton “Don Balon”, argjentinasi i ka sugjeruar Barcelonës që të interesohen për të, sepse ia vlen. Dele Alli mund të luajë si 8-sh, si 10-sh dhe si mesfushor/sulmues krahu. Ai ka gjithashtu një instinkt të mirë para porte.

Andres Iniesta është në fundin e karrierës, kurse Ivan Rakitic është 29 vjeç dhe vështirë se do të jetë ndonjëherë i paprekshëm te Barcelona. Më i ri, një herë, nuk bëhet. Katalanasit duhet të nxitojnë, sepse për mesfushorin anglez ka interes edhe Real Madridi.

“Don Balon” rithekson se dy prioritetet e Barcelonës janë Philippe Coutinho (Liverpool) dhe Antoine Griezmann (Atletico Madrid). Vlerat e tyre i kalojnë 100 milionë eurot, por në këto kohë duhen bërë sakrifica të mëdha për mbajtjen e nivelit. Merkatoja është çmendur!

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment