REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Dëmtohet rëndë Ghoulam, mbrojtësi do të mungojë 6 muaj

2 Nëntor 2017 18:32

Mbrojtësi i Napolit, Faouzi Ghoulam pësoi një dëmtim ndeshjen e mbrëmshme ndaj Manchester City, ndeshje e vlefshme për grupet e Ligës së Kampioneve, ku u duk se nuk ishte ndonjë gjë serioze.

Ndërsa mëngjesin e sotëm u mësua se mbrojtësi algjerian, pas ekzaminimeve të mjekëve, do duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirugjikale.

Pas analizave mëngjesin e sotëm, mbrojtësi ka pësuar një frakturë në gjurin e djathtë, dhe menjëherë të premten do kryejë operacionin. 26-vjeçari ka këputur ligamentin e gjurit, dhe do mbetet jashtë fushave për të paktën 5-6 muaj.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment