REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Deschamps zgjedh skuadrën që s'e do në shortin e Botërorit

14 Nëntor 2017 23:56

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës së tij kundër Gjermanisë, por nuk i pëlqeu fakti që miqësorja në Këln u mbyll në barazim.

“Rezultati na zhgënjeu, sepse ishim pranë fitores. Bëmë një gabim në fund, por ndeshja më pëlqeu. Jam shumë krenar. U përballëm me një skuadër të mirë, e cila pati më shumë kontroll se ne. I vumë në vështirësi me 6-7 shanse të mira, me shpejtësi dhe saktësi teknike. Bilanci i përbashkët është i mirë", - deklaroi nënkampioni i Evropës.

I pyetur për shortin e Botërorit, që do të hidhet më 1 dhjetor, Deschamps u përgjigj: “Spanja duhet shmangur, kjo është e qartë. Të gjithë duan ta shmangin”.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment