REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri
8 Nëntor 2017

Morgan Schneiderlin ka festuar ditëlindjen e tij të 28-të sot. Pas stërvitjes me skuadrën e tij Everton, mesfushori ka shfrytëzuar kohën e lirë të drekës për të kaluar disa minuta me gruan e tij, Camille.

Bashkëshortja e futbollistit francez ka postuar një foto tepër të bukur në “Instagram” teksa e mban në prehër i dashuri i saj në ditën më të rëndësishme të tij.

“Urime ditëlindjen burri më i mirë në botë. Askush tjetër nuk është si ty dhe çdo ditë është speciale me ty pranë vetës. Ti më bën të ndihem vajza më e lumtur në botë. Nuk mund të them se sa shumë lumturi më sjell çdo ditë dhe çdo kohë. Faleminderit që je ky burrë që më beson dhe inkurajon në çdo gjë që bëj. Nuk mund të ëndërroj lidhje tjetër më të mirë se sa e jona” – shkruan partnerja e mesfushorit.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment