REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Duka përgëzon ekipin: Fitore emocionuese!

13 Nëntor 2017 22:45

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Kristian Panuçi mori një fitore të madhe në Turqi, duke thyer vendasit me rezultatin 3-2. Kuqezinjtë në pjesën e dytë luajtën me një lojatrë më pak pas daljes me karton të kuq të mesfushorit Memushaj, megjithatë skuadra tregoi karakter duke e mbrojtur deri në fund rezultatin.

Niveli i treguar nga kuqezinjtë në fushë ka kënaqur edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili nuk ka humbur kohë për të falenderuar ekipin për performancën në Antalia me një mesazh në rrjetet sociale.

“Fitore emocionuese! Faleminderit ekipit”, shkruan shefi i institucionit të futbollit në vend në faqen e tij zyrtare në Instagram.

Edhe trajneri Panuçi u shfaq shumë i kënaqur me skuadrën, teksa foli me superlativa për pjesën e parë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment