Dy përforcime të mundshme për Vllazninë

Janari po afron, teksa Vllazninë e gjen në të njëjtën situatë si në gjithë 4 vitet e fundit. Skuadër që vuan për golin dhe për rezultatet. Duke shtuar faktin se qëndron në fundin e tabelës, ekzaktësisht në zonën e “kuqe”, i duhet patjetër merkato.

Deri më tani duket se i kanë “shkelur” syrin nga larg dy lojtarë jo me pak emër e jo pak të dashur për publikun shkodran. Xhevahir Sukaj është i larguar nga Partizani dhe ka marrë letrat për të firmosur ku të dëshirojë, ndërsa opsioni i parë për të është Vllaznia.

Nëse ai qëndron brenda vendit, normalisht që situata e tillë e çon te klubi mëm, ku i duhet të kontribuojë për të mos rënë më poshtë. Do të ishte perfekte nëse do të vishte fanellën kuqeblu, jo vetëm se së bashku me të do të vinin golat për Vllazninë, por pse jo dhe tifozët e shumtë në stadium.

Emri tjetër, edhe ky jo më pak i vlefshëm se Sukaj, është Ndriçim Shtubina. Ky i fundit nuk po kalon momente të mira me Kukësin, duhet thënë që është hija e vetes së tij, krahasuar me një vit më parë. Ndoshta nuk ka gjetur ambientin e duhur, apo përkrahjen e duhur. Megjithatë, pritet që të lëvizë në janar.

Shtubina është personazh i njohur në Shkodër, ish-kapiten skuadre dhe nëse do të rikthehej, do të ishte vlerë e shtuar për pjesën e mbetur të kampionatit. Pra, trajneri Ernest Gjoka nuk do t’i duhet të dalë jashtë Shkodrës në janar, por vetëm të presë ditën se kur ata do të kthehen në shtëpi…

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan