REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë

Dybala: Dua “Topin e Artë”, pse e refuzova Italinë

6 Dhjetor 2017 15:05

Paulo Dybala po përjeton gëzime njëra pas tjetrës në futboll. Ai festoi dje kualifikimin për në të 8-at e Ligës së Kampioneve me Juventusin, ndërkohë që Argjentina e tij ka siguruar një vend në botërorin e Rusisë 2018.

“Zoti na jep një dhunti, por më pas kjo dhunti duhet që të përmirësohet me punë. Unë kam parë shumë fenomenë, të rinj për të cilët thoshin se vetëm nëse do të kishte tru, mund të ishte si Messi apo Maradona. Unë më shumë kam punuar që të shmang këtë gjë.”, tha argjentinasi për “Vanity Fair”.

Një nga ëndrrat e shumta të Dybala është “Topi i Artë”.

“Kur ne mblidheshim rreth zjarrit, si fëmijë, verës, unë shpreha atë dëshirë bashkë me shokët e mi. Ta fitoja ‘Topin e Artë2 do të ishte një mesazh i rëndësishëm për shumë fëmijë.

Për të gjithë ata të lindur në vende të vogla larg qendrave të mëdha mund të shpresojnë që të rrëfejnë një histori të ngjashme me timen”, tha Dybala.

Ai në botëror do të jetë, kurse Italia jo. Ai mund të ishte pjesë e “axurrëve”. “Mu kërkua që të vishja fanellën e të kaltërve dhe unë u jam shumë mirënjohës. Isha 19 vjeç dhe iu përgjigja atyre: jo faleminderit. Ishte e vështirë. Por unë jam argjentinas dhe ky do të ishte një mashtrim”, shpjegoi lojtari.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment