REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Dzeko i premton titullin Romës, ja parashikimi i tij

13 Nëntor 2017 16:57

Sulmuesi i Roma, Edin Dzeko i ka dhënë vetes dy vjet kohë për të fituar Serie A me verdhekuqtë, ndërsa e pret me padurim derbin kundër Lazio në fundjavë.

"Kam ende dy vjet për të sjellë Scudetto te Roma", i tha ai “Kicker”, që vazhdoi: "Edhe pse është më e balancuar këtë sezon, Juventus mbetet favoritët. Ata kanë fituar gjithmonë dhe kanë shpenzuar 90 milionë euro në Higuain".

"Ne kemi derbin të shtunën. Për ata që nuk e kanë përjetuar atë, është e vështirë të kuptohet: nëse fitoni për tifozët, jeta bëhet më e bukur”, theksoi boshnjaku.

Sezoni i parë i Dzeko në Romë e pa atë të shënojë vetëm tetë gola në Serie A, duke fituar pseudonimin Edin 'Cieco', që do të thotë 'i verbër'.

"Me mediat sociale, të gjithë kanë diçka për të thënë. Nëse një shok grupi më kritikon, e pranoj, por shumë njerëz më kanë gjykuar, kur nuk kuptojnë asgjë", vazhdoi ai.

"Nëse Messi dhe Ronaldo nuk shënojnë për dy ndeshje, (pothuajse nuk ndodh kurrë), thuhet se ata janë në krizë. Ne nuk jemi robotë, kemi ulje dhe ngritje. Tifozët në Romë janë tepër fanatik. Futbolli në kohë mund të marrë një rëndësi të ekzagjeruar”, tha Dzeko.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment