REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë

E rrallë: Tifozi "pushton" fushën e lojës... me makinë ! VIDEO

4 Dhjetor 2017 19:40

Një ndeshje futbolli në Emiratet e Bashkuara Arabe është ndërprerë këtë fundjavë pasi një tifoz u fut në fushë... me makinë!

Takimi i vlefshëm për kampionatin e moshave U-18 mes Al-Jazeera dhe Shabab Al-Ahly u ndal për pak pasi tifozi xhiroi fushën me makinën e tij për 16 sekonda, duke rrezikuar edhe lojtarët para se të largohej me shpejtësi.

Skena e çuditshme është filmuar nga “Sharjah Sports TV” dhe është bërë virale në rrjetet sociale.

Një pjesë e tifozëve e kanë cilësuar si qesharake videon, ndërkohë që të tjera e kanë cilësuar si mjaft të rrezikshëm sjelljen e tifozit dhe të papërgjegjshme. /EDS/

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment