REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

EDS zbulon largimin e parë nga skuadra e Kukësit

14 Nëntor 2017 20:20

"E Dua Sportin" ka mësuar largimin e parë nga Kukësi. Lojtari i cili nuk bën më pjesë në planet e klubit është Samuel Gilmore. 21-vjeçari u afrua në qershorin e kaluar nga kampionët. Fillimisht ai nuk bindi, kështu që u provua te Vllaznia, ku edhe atje dështoi. Kjo bëri që nigeriani të kthehej te verilindorët, aty ku as sot e kësaj dite nuk është i federuar.

Në medie është përfolur se Gilmore mund të federohej në janar, por së fundmi ka marrë një sinjal përfundimtar nga klubi për t’u larguar. Ndeshja miqësore me Korabin ishte një provë vendimtare për të, të cilën ai kuptohet që nuk e kaloi me sukses. Gilmore më parë ka luajtur në Izrael te skuadra si Hapoel Akre dhe Hapoel Petah Tikva. EDS

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment