REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë

Elbasani, nis ringjalla e një skuadre

7 Dhjetor 2017 10:31

Pak muaj më parë klubi i Elbasanit pothuajse nuk ekzistonte. Me pronarë anglezë që vazhdojnë të jeni enigmë dhe pa lojtarë verdheblutë ishin drejt shkrirjes. Megjithatë ulja në stol e trajnerit Eriol Merxha dhe afrimi i disa lojtarëve të rinj vendas, bëri që skuadra të kishte një ecuri pozitive në Kategorinë e Dytë dhe të pretendojë rikthimin një kategori më lartë në fund të sezoni.

Por, ditët e fundit gjërat duket se kanë nisur të ndryshojnë te verdheblutë. Përpara ndeshjes me Devollin drejtuesit kanë dhënë edhe nga një rrogë për futbollistët që është e dyta si dhe kanë premtuar mbështetje. Në merkato parashikohet që Elbasani të ketë financa të mjaftueshme për të kryer afrime cilësore.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment