REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Eleminimi, humbje ekonomike deri në 1 miliardë euro për Italinë

14 Nëntor 2017 18:31

Skuadra e Gian Piero Ventura nuk u kualifikua për në finalet e Botërorit  për herë të parë në 60 vjet dhe një fatkeqësi ekonomike pritet të ndjekë këtë dështim.

Ish-presidenti i CONI, Franco Carraro ka zbuluar se fushata shkatërrimtare Italisë në Kupën e Botës do t’i kushtojë ekonomisë e vendit, nëj goditje të vlerësuar rreth 1 miliard €.

Ekipi i Gian Piero Ventura u mund nga Suedia në Stokholm të premten në 10 nëntor, dhe me një 0-0 më pas në San Siro të hënën në mbrëmje, u eleminua nga Kupa e Botës

Jo vetëm që ekipi kombëtar italian nuk do të marrë pjesë në Rusi vitin e ardhshëm, por kjo do të kushtojë vendit, indirekt, rreth 1 miliardë euro.

"Ajo do të jetë afërsisht 500-600 milionë, dhe duhet të shohim nëse janë shifra që do ta prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Nëse e bën atë, në mënyrë indirekte ndoshta tejkalon një miliardë, me siguri tejkalon një miliardë", tha Carraro.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment