REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Entuziazmi i Sadikut: Sa mirë me Roshin dhe Grezdën

13 Nëntor 2017 20:43

“Besim? Besimi nuk mungon në çdo ndeshje”, deklaron Armando Sadiku pas dopietës që i shënoi Turqisë në takimin e sotëm miqësor të luajtur në Antalia. “Gjithmonë kur futem, para loje, hyj me besim për të shënuar. Gjithnjë ndiej që do të shënoj gol. E përgatis ndeshjen në mënyrën time. Kam besim që do të shënoj përherë dhe futem në fushë për ta bërë këtë”, vijoi të thotë elbasanasi që pas këtij takimi shkon në kuotën e 11 golave me fanellën e Kombëtares.

Roshi – “Funksionon midis nesh gjithnjë. Kam miqësi të mirë si në fushë dhe jashtë saj. Funksionon sepse ja dimë kualitetet njëri-tjetrit. Ai bën lojë të shpejtë, driblon, shkoj pas mbrojtësve, sepse  e di që po dribloi, ai do të më kërkojë mua. Ndihem mirë që në ekip kombëtar kam lojtarë si Roshi dhe Grezda që driblojnë mbrojtjen”.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment