REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Eugenie Bouchard-it s’po i ecën në asnjë sport

9 Nëntor 2017 22:02

Eugenie Bouchard duket që po shijon kohën larg tenisit.

Kanadezja po e kalon kohën më të madhe duke u rrezitur në diell dhe duke u praktikuar wakeboarding.

Ky sezon për 23 vjeçaren ka qenë me plot të papritura pasi ajo aktualisht gjendet e 81-ta në renditjen botërore, pasi fitoi vetëm 2 nga 9 ndeshjet e fundit.

Dhe duket se sportistja kanadeze ka probleme me sportet në përgjithësi, pasi edhe në wakeboarding zhgënjeu.

Ajo u filmua në Florida duke u tërhequr me litar nga një varkë mbi një tavolinë sërfi, por humbi ekuilibrin shumë shpejt dhe ra në ujë.

Vetë Eugenie e ka marrë me të qeshur këtë episod dhe e ka postuar në Instagram ku shkruan: “Rënia në fund është aq epike, lol”. 

 

 

 

The fall at the end is SO dramatic lol

A post shared by Genie Bouchard (@geniebouchard) on

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment