REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Euroleague/ Një pikë më shumë se Maccabi Tel Aviv, vazhdon pathyeshmëria e Olympiacos

24 Tetor 2017 23:53

Olympiacos nuk e njeh humbjen në Euroleague. Në takimin e mbrëmjes së sotme, të tretin në fazën e grupeve, skuadra greke triumfoi në parketin e Maccabi Tel Aviv në Izrael.

Izraelitët u hapën mjaft probleme miqve, të cilët ia dolën vetëm në periodën e fundit që të mbyllnin llogaritë. Djemtë e trajnerit Sfairoupoulous fituan falë këmbënguljes së tyre dhe një Printezis cinik në momentet më të rëndësishme.

Kurse Maccabi nuk i mjaftoi paraqitja e mirë e Cole, i cili shënoi 22 pikë, ku 20 prej të cilave u realizuan në 30 minutat e para.

Perioda e parë u nda në mënyrë të barabartë, 18-18, duke treguar dhe forcën e të dy skuadrave. Ndërsa pjesa e parë përfundoi 33-35 në favor të grekëve.

Në periodën e tretë ishin prapë grekët që dominuan, duke kaluar në shifrat 45-51, ku krijuan shkëputje të ndjeshme kundrejt Maccabi Tel Aviv.

Por, izraelitët u munduan që në periodën e fundit të ngushtonin diferencën, por helenët patën fat, pasi pjesa e dytë dhe e gjithë ndeshja u mbyll me shifrat 68-69.

Pra, me vetëm një pikë diferencë grekët mbeten të pathyeshëm në Euroleague.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment