REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë

“Eurosport” i vendos notë të ulët Hysajt

7 Dhjetor 2017 12:20

Gjiganti mediatik “Eurosport”, ka vendosur notat e ndeshjes së djeshme mes Feynordit dhe Napolit, ku këta të fundit nuk arritën të kualifikoheshin në fazën tjetër të grupeve të Champions League pasi humbën në shifra 2-1. Mes më të dobëtëve për Napolin ishte mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj që ka marrë notën 5.

“Ka mangësi në krahun e tij. Nuk ndihmon fazën sulmuese dhe kur e bën lë hapësira në mbrojtje”, shkruan “Eurosport” në shkrimin e saj.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment