REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
FA nuk e fal pas këtij veprimi, gjobit Conte-n me 8 mijë sterlina

FA nuk e fal pas këtij veprimi, gjobit Conte-n me 8 mijë sterlina

6 Dhjetor 2017 16:11

Trajneri i Chelsea-t Antonio Conte u gjobit me 8 mijë sterlina nga Federata Angleze e Futbollit, pasi u përjashtua nga takimi kundër Swansea-t.

Sfida u luajt më 29 nëntorin e shkuar dhe tekniku italian rrezikonte gjithashtu që të dënohej me ndeshje pezullim.

Ai debatoi me gjyqtarin e katërt Neil Swarbrick dhe ky i fundit e dërgoi atë në tribunë.

Por Conte pranoi akuzën e bërë nga FA dhe për këtë arsye ai do të gjobitet dhe do të ketë mundësinë që të drejtojë skuadrën e tij në takimin e radhës.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment