REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë

Fitorja 7-0, Liverpool regjistron rekordin e ri

7 Dhjetor 2017 13:06

Liverpool arkivoi 23 gola në gjashtë ndeshjet e luajtur në grup për llogari të Champions League. Ky është dhe numri më i lartë i regjistruar në fazën në grupe për një ekip anglez duke e bërë rekordmene skuadrën e Jurgen Klopp.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Manchester United, që në fazën e grupeve patën shënuar 21 herë. Vetëm francezët e PSG-së kanë shënuar më shumë gola se Merseyside në një kompeticion të tillë, 25.

Pasi shënuan golin e gjashtë, djemtë e Jurgen Klopp kaluan kryesuesit e grupit E me një gol diferencë. Liverpool shënoi shtatë më shumë se Chelsea, tetë më shumë se Tottengam, nëntë më shumë se Manchester City dhe njëmbëdhjetë më shumë se Manchester United. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment