REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Fituesi i Botërorit të MotoGP: Dominova me stilin ‘Marquez’

12 Nëntor 2017 15:59

“Kam pasur pak frikë, kërkova që të ruaj qetësinë, në një kthesë humba disi kontrollin, por frenova pak me vonesë dhe më pas shkoi çdo gjë mirë: “stili Marquez’. Urime, sidoqoftë, Dovi dhe të gjithë Duccati: u treguan shumë konkurrentë të fortë deri në fund të Botërorit”. Kështu komentoi për “Sky” gjashtë herë kampioni i Botës, Marc Marquez”. Triumfoi klasifikimin final të Botërorit pas një gare të fortë në cirkuitin e Valencia.

“Ishte një garë me sensacion fantastik, gjatë gjithë garimit kam kërkuar që të ruaj qetësinë dhe të kontrolloj motorin. Jam me të vërtetë shumë i lumtur, urim Ducati. Janë treguar fantastikë, kanë dhuruar ‘fair-play’ përherë”.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment