REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Flamuri në gjysmë shtizë, Italia jashtë Kupës së Botës

13 Nëntor 2017 22:49

Tragjedi në San Siro! Italia mbetet jashtë Kupës së Botës. Një mungesë e madhe, por e merituar për një skuadër që ka fituar katër herë Kupën e Botës. Të mundur 1-0 në “Friends Arena” të Stokholmit dhe nuk arrijnë t’ia dalin në fushën e tyre. Dramë e vërtetë, mund të themi me plotë gojën: flamuri italian në gjysmë shtizë! Kështu është në Itali, 72 mijë tifozë të zhgënjyer në shkallët e stadiumit dhe mijëra të tjerë nga ekrani.

Lojë e fortë e të kaltërve, por që nuk arrijnë ta çojnë topin në rrjetë asnjëherë. Gjuajtje që përfundojnë në kuadrat, por OIssen bën mrekullinë. Suedi e përgatitur mirë, që arriti që me ftohtësinë e që e karakterizon të ndalë sulmin italian. Pritje të pabesueshme të Olssen, por edhe një përgatitje  e mirë në mbrojtje. Nëse statistikat flasin për italianët në këtë ndeshje, nordikët në këto minuta po i gëzohen kualifikimit.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment